“Liria ka emër” do të mbledhë 500 mijë firma! Veteranët e UÇK: Duam të sensibilizojmë ndërkombëtarët

“Liria ka emër” do të mbledhë 500 mijë firma! Veteranët e UÇK: Duam të sensibilizojmë ndërkombëtarët

Platforma “Liria ka Emër” që organizoi protestën e 1 tetorit në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të dënuar në Hagë është e vendosur për të vijuar aktivitetet e saj deri në lirimin e tyre. “Ne nuk do të ndalemi. Beteja vazhdon, me u dorëzu kështu nuk e kemi ndërmend përderisa çlirimtarët nuk janë në vendin e tyre”, tha përfaqësuesi i platformës, “Liria ka emër”, Ismail Tasholli. Tasholli zbulon se hapi i radhës është mbledhja e 500 mijë firmave për të mbështetur një peticion që do t’u dërgohet institucioneve ndërkombëtare. “Po kjo është punë e shtrirë në muaj, ndoshta 3-4 muaj e më shumë, për t’i dërguar ato nënshkrime në mënyrë simbolike në Bruksel, Strasburg dhe në Hagë, sepse ata po thirren në emrin...