“Liri për çlirimtarët”, Vedat Muriqi festoi golin me mesazhin “Jo në emrin tim” (VIDEO)

“Liri për çlirimtarët”, Vedat Muriqi festoi golin me mesazhin “Jo në emrin tim” (VIDEO)

Vedat Muriqi ishte heroi i Kosovës në fushë, por pas golit të fitores vëmendjen e mori edhe festimi i tij. Pas rrjetës në minutën e 83-të, sulmuesi kosovar shfaqi një bluzë me mesazhin “Liri për çlirimtarët”, ndërsa në pjesën e pasme ishte shkruar “Jo në emrin tim”. Mesazhi lidhej me zhvillimet e fundit rreth ish-krerëve të UÇK-së dhe proceseve gjyqësore në Dhomën e Specializuar të Kosovës në Hagë. Pamjet e festimit u shpërndanë menjëherë në rrjetet sociale dhe morën vëmendje të madhe pas ndeshjes, shkruan A2. Kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi, ka thënë pas takimit se ua dedikon fitoren çlirimtarëve dhe ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët javën e shkuar u dënuan me 81 vjet burgim. Muriqi, megjithatë, foli fillimisht me atë që...