“Liri për çlirimtarët!”, qytetarët në Has protestojnë në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së

“Liri për çlirimtarët!”, qytetarët në Has protestojnë në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së

“Liri për çlirimtarët!” ishte thirrja që shoqëroi sot qindra qytetarë në sheshin e Krumës, në Has, gjatë një tubimi në mbështetje të ish-pjesëtarëve dhe drejtuesve të UÇK-së që po përballen me proceset gjyqësore në Hagë. Me pankarta dhe flamuj, pjesëmarrësit kërkuan drejtësi dhe shprehën solidaritetin e tyre me personat që ndodhen në proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Tubimi u zhvillua pas zhvillimeve të fundit në proceset gjyqësore në Hagë. Organizatorët theksuan se çështja, sipas tyre, nuk lidhet vetëm me individët që po gjykohen, por edhe me mënyrën se si vlerësohet lufta e UÇK-së. Gjatë aktivitetit në Krumë mbajtën fjalime ish-deputeti Petro Koçi, gjenerali Kudusi Lama, i cili gjatë luftës në Kosovë drejtoi Divizionin e Kukësit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, si...