“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Kjo ishte thirrja që shoqëroi sot qindra qytetarë të Hasit në sheshin e Krumës, në një tubim në mbështetje të ish-pjesëtarëve dhe drejtuesve të UÇK-së që po përballen me proceset gjyqësore në Hagë. Me pankarta dhe flamuj, qytetarët kërkuan drejtësi dhe shprehën mbështetjen e tyre për të akuzuarit.Tubimi u organizua pas zhvillimeve të fundit në proceset e Dhomave të Specializuara të Kosovës. Organizatorët e cilësuan këtë si një çështje që lidhet jo vetëm me individët që ndodhen në Hagë, por edhe me mënyrën se si vlerësohet lufta e UÇK-së. Në Krumë folën edhe ish-deputeti Petro Koçi, gjenerali Kudusi Lama, i cili gjatë luftës në Kosovë drejtoi Divizionin e Kukësit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, si dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Nasim Haradinaj....