“Liqeni Ontario, tani dhe përgjithmonë”, Kanadaja i përgjigjet Trumpit pas riemërtimit të liqenit si “Lake America”
Një tabelë e madhe me mesazhin “Lake Ontario. Now and Always” – “Liqeni Ontario. Tani dhe përgjithmonë” është vendosur në bregun kanadez të Liqenit Ontario, në një përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump për ta riemërtuar atë “Lake America”. Kryeministri i Ontarios, Doug Ford, qëndroi përpara tabelës së sapovendosur dhe deklaroi se emri i liqenit nuk do të ndryshojë në Kanada. “Shumë kohë përpara Presidentit Trump, ky liqen quhej Liqeni Ontario. Shumë kohë pasi Presidenti Trump të jetë larguar, ai do të vazhdojë të quhet Liqeni Ontario”, tha Ford. Ai shtoi se tabela është vendosur “vetëm në rast se Presidenti Trump apo dikush tjetër e harron”, duke theksuar: Është Liqeni Ontario, tani dhe përgjithmonë. Vendosja e tabelës vjen pasi Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për ndryshimin...
Burimi:
javanews.al