Lindjet vazhdojnë të bien, bonusi i bebes drejt ristrukturimit
Në shtatë vjet, 260 mijë familje kanë përfituar nga Bonusi i Bebes, skema që mbështet lindjet me pagesa nga 40 mijë deri në 120 mijë lekë. Por, ndërsa Shqipëria përballet me rënie të fortë të lindjeve, modeli aktual mbetet i përqendruar kryesisht te ndihma e menjëhershme pas lindjes. Shërbimi Social Shtetëror konfirmon se po vlerësohen skenarë për ristrukturimin e skemës dhe forcimin e mbështetjes për familjet me fëmijë. Si funksionon programi i Bonusit të Bebes dhe cili është qëllimi kryesor i kësaj skeme? Programi i Bonusit të Bebes është një nga masat e mbështetjes së menjëhershme financiare për familjet në momentin e lindjes së fëmijës. Qëllimi është të lehtësohen një pjesë e shpenzimeve fillestare që shoqërojnë ardhjen në jetë të një fëmije dhe t’u garantohet...
Burimi:
javanews.al