Liga e Kombeve/ Spektakël i Gjelave, Franca përmbys me katër gola Belgjikën

Liga e Kombeve/ Spektakël i Gjelave, Franca përmbys me katër gola Belgjikën

Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e mbrëmjes në Nations League, me Francën që ka dhuruar spektakël ndaj Belgjikës dhe Italinë që ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme përballë Turqisë. Në sfidën kryesore të mbrëmjes, Franca ka përmbysur dhe më pas ka shkatërruar Belgjikën me rezultatin 4-1. Belgët kaluan të parët në avantazh, por “Gjelat” reaguan fuqishëm në pjesën e dytë dhe realizuan katër gola. Belgjika e nisi më mirë dhe në minutën e 35-të gjeti golin e avantazhit. Dodi Lukebakio përfitoi nga asistimi i Romeo Lavias dhe dërgoi topin në rrjetë për 0-1. Franca e rriti ndjeshëm presionin pas pushimit dhe në minutën e 77-të gjeti barazimin. Désiré Doué shënoi për 1-1, duke rikthyer skuadrën franceze në lojë. Vetëm katër minuta më vonë erdhi...