LIGA E KOMBEVE/ SPANJA PERMBYS KROACINE, PERISIÇ DEL ME KARTON TE KUQ

LIGA E KOMBEVE/ SPANJA PERMBYS KROACINE, PERISIÇ DEL ME KARTON TE KUQ

Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të kësaj periudhe në Ligën A të Ligës së Kombeve, me Spanjën dhe Anglinë që kanë marrë pikët e plota. Spanja vuajti deri në minutat e fundit përballë Kroacisë, por doli nga Spliti me fitoren 2-1. Kroatët zhbllokuan ndeshjen në minutën e 17-të. Pas goditjes së Igor Matanovic dhe pritjes së Unai Simon, Ivan Perisic përfitoi nga topi i kthyer dhe e dërgoi me kokë në rrjetë. Spanja reagoi dhe barazoi shifrat në minutën e 60-të. Dani Olmo asistoi për Mikel Merinon, i cili mposhti portierin kroat dhe riktheu baraspeshën. Situata u komplikua për Kroacinë në minutën e 80-të, kur Perisic mori kartonin e dytë të verdhë dhe la skuadrën me 10 lojtarë. Spanja shfrytëzoi epërsinë numerike dhe goditi...