Liga e Kombeve: Shqipëria e nis me këmbë të mbarë, bën më së miri detyrën ndaj Bjellorusisë (video)

Liga e Kombeve: Shqipëria e nis me këmbë të mbarë, bën më së miri detyrën ndaj Bjellorusisë (video)

Shqipëria e ka nisur me këmbë të mbarë rrugëtimin e saj në Ligën C në Ligën e Kombeve, duke fituar 2-0 ndaj Bjellorusisë, në ndeshjen e parë të luajtur në “Air Albania”. Në minutën e 5-të, Shqipëria kishte një mundësi të mirë. Rei Manaj provon të gjejë golin nga goditja e dënimit, por nuk përfundon në kuadrat. Në minutën e 8-të, rast i mirë për bjellorusët, por Etrit Berisha tregohet i vëmendshëm. Në minutën e 15-të, Taulant Seferi provon të shënojë me kokë pas krosimit të Ernest Muçit, por goditja e sulmuesit kuqezi ndalet nga mbrojtësi kundërshtar. Minutat në vijim ishin të qeta dhe pa ndonjë rrezik konkret nga të dy ekipet. Në minutën e 32-të, Shqiëpria fiton penallti, pas ndërhyrjes së rrezikshme ndaj kundërshtarit...