Liga e Kombeve: Portugalia shkëlqen pa Ronaldon, Norvegjia “fiket” në Cardiff (video)

Liga e Kombeve: Portugalia shkëlqen pa Ronaldon, Norvegjia “fiket” në Cardiff (video)

Në Kopenhagen, Danimarka dhe Portugalia dhuruan spektakël dhe gola të shumtë. Luzitanët në fund fituan 2-4, duke marrë fitoren e tretë në po kaq ndeshje. Në minutën e 13-të, Joao Cancelo zhbllokoi shifrat, pas kombinimit me Goncalo Ramos. Në minutën e 23-të, vendasit barazojnë shifrat me golin e bukur të Mikkel Damsgaard. Megjithatë, reagimi i portugezëve ishte i shpejtë, duke gjetur golin e avantazhit në minutën e 26-të, ku këtë herë ishte Goncalo Ramos që gjeti golin, pas asistit të Bruno Fernandes. Pjesa e parë mbyllet 1-2 për portugezët. Pjesa e dytë ishte po aq e bukur sa e para. Rasmus Hojlund barazon shifrat në minutën e 53-të. Vitinha kalon sërish në avantazh Portugalinë në minutën e 67-të, duke shënuar me kokë pas krosimit të...