Liga e Kombeve: Ndeshje spektakolare në “Wembley”, Spanja është thjesht e pandalshme (video)

Liga e Kombeve: Ndeshje spektakolare në “Wembley”, Spanja është thjesht e pandalshme (video)

Ashtu siç edhe pritej përballja mes Anglisë dhe Spanjës dhuroi gola dhe spektakël nga minuta e parë deri në fund. Përsa i përket rezultatit, Spanja fitoi 2-3. Kampionët e Botës në fuqi kaluan në avantazh që në minutën e dytë. Një gafë e pafalshme e Marc Guehi, i cili tregohet komplet i pavëmendshëm, situatë nga e cila përfiton Lamine Yamal. Ylli i Spanjës nuk e kishte aspak të vështirë për të dërguar topin në portën e mbrojtur nga James Trafford. Në minutën e 9-të, Torres gjen golin pas një krosimi në zonë të Fabian Ruiz nga goditja e dënimit, por anullohet për pozicion jashtë loje. Në minutën e 36-të, kundërsulm model i anglezëve që gjejnë golin e barazimit me Anthony Gordon, pas asistit fantastik të...