Liga e Kombeve/ Më pak se tri orë para ndeshjes me Finlandën, kuqezinjtë në kërkim të fitores së radhës
Edhe pak orë kanë mbetur nga ndeshja që Kombëtarja shqiptare do të luajë me Finlandën në Stadiumin Olimpik të Helsinkit. Është një ndeshje mes dy skuadrave që kryesojnë grupin dhe për të cilat kjo sfidë do të përcaktojë shumë për ecurinë e tyre në këtë Nations League. Kombëtarja kuqezi tashmë është gati teksa i ka mbyllur të gjitha përgatitjet për këtë ndeshje ku marrja e 3 pikëve është shumë e rëndësishme. Kombëtarja shqiptare shkon në këtë përballje si kryesuese e grupit C1 me 6 pikë të plota pas dy ndeshjeve të para, ndërsa Finlanda është në vendin e dytë. Bjellorusia është me 1 pikë e San Marino në fund me 0 pikë. Dhe me një situatë të tillë sfida e kësaj pasditeje merr një vlerë...
Burimi:
javanews.al