Liga e Kombeve: Klopp e bën “sefte” më në fund, spektakël mes Greqisë dhe Holandës (video)

Liga e Kombeve: Klopp e bën “sefte” më në fund, spektakël mes Greqisë dhe Holandës (video)

1 Tetor 2026 22:52 Telesport Jurgen Klopp ka shijuar fitoren e parë si trajner i Gjermanisë. 4 herë kampionët e botës fituan 2-0 ndaj Serbisë, në sfidën e tretë në grup në Ligën A, në Ligën e Kombeve. Sfida u zhbllokua në minutën e 39-të, ku Tom Bischof ndoqi me kujdes aksionin dhe goditjen e Florian Wirtz të përplasur në shtyllë, mesfushori i Bayern e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë. Në minutën e 61-të, Florian Wirtz dyfishon shifrat, pas një aksioni të bukur dhe finalizimit me shumë klas nga ana e tij. SHIKOGOLAT Në sfidën tjetër të grupit, Greqia dhe Holanda u ndanë në barazim 2-2. Greqia e mbylli pjesën e parë në avantazh 2-0, falë golave të bukur të Fotis Ioannidis,...