Zbuloni trukun e thjeshtë në hotele që ju kursen qindra euro në çdo udhëtim

Zbuloni trukun e thjeshtë në hotele që ju kursen qindra euro në çdo udhëtim

Një udhëtare e shpeshtë ka zbuluar një truk të thjeshtë që, sipas saj, i kursen “qindra dollarë” sa herë që qëndron në një hotel, duke përfituar ushqim falas dhe përmirësime dhomash. TikTokerja @azartravelz e ndau këshillën në një video “Travel Hack Tuesday”, ku tregon se e përdor këtë metodë pothuajse në çdo pushim familjar. Sipas Azar, hapi i parë është të gjendet emri i menaxherit të përgjithshëm të hotelit ku do të qëndrosh, zakonisht përmes internetit ose duke telefonuar vetë hotelin. Më pas, ajo dërgon një email të thjeshtë, ku njofton për datat e qëndrimit, numrin e rezervimit dhe shpreh entuziazmin për vizitën, duke përmendur edhe ndonjë arsye të veçantë, si një ditëlindje apo festë. Në mesazhin e saj, Azar pyet në mënyrë të sjellshme...