Teleskopi i NASA-s zbulon galaktikën më të largët dhe më të vjetër në Univers
Teleskopi Hapësinor James Webb i NASA-s, ESA-s dhe Agjencisë Hapësinore Kanadeze (CSA), ka hedhur një vështrim të thellë në Universin e hershëm, duke konfirmuar ekzistencën e një galaktike të ndritshme, që ekzistonte vetëm 280 milionë vjet pas Shpërthimit të Madh (Big Bang). Galaktika MoM-z14 ofron të dhëna veçanërisht interesante rreth linjës kohore të historisë së Universit dhe sa i ndryshëm ishte Kozmosi i hershëm nga ajo që prisnin astronomët. Ekzistenca e galaktikës u konfirmua nga një ekip shkencor, i udhëhequr nga Instituti Kavli për Astrofizikë dhe Kërkime Hapësinore në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets (MIT), me një botim në revistën “Open Journal of Astrophysics”. Duke përdorur instrumentin James Webb NIRSpec (Spektrografi i Afërt me Infra të Kuqe), astronomët konfirmuan se drita nga galaktika MoM-z14 ka...
Burimi:
sot.com.al