Të shtëna me armë në një bar në Teksas, 3 të vdekur dhe 14 të plagosur

Të shtëna me armë në një bar në Teksas, 3 të vdekur dhe 14 të plagosur

Të paktën tre persona humbën jetën dhe 14 të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi me armë zjarri në një bar në Austin, në shtetin e Texas. Ngjarja ndodhi në ambientet e barit Buford’s Backyard Beer Garden, një lokal i njohur në zonën e argëtimit të qytetit. Sipas shefes së Policisë së Austin, Lisa Davis, autoritetet morën njoftim për një person të armatosur që po qëllonte brenda lokalit. Kur forcat e rendit mbërritën në vendngjarje, u përballën me të dyshuarin e armatosur dhe hapën zjarr ndaj tij, duke e lënë të vdekur. Motivi i sulmit mbetet ende i paqartë. Shefi i Shërbimeve të Urgjencës në Austin (EMS), Robert Luckritz, bëri të ditur se tre persona u konstatuan të pajetë në vendin e ngjarjes, ndërsa...