Burimi:
sportiim.al
Foto © sportiim.al
“Të ishte babai në fushë…”, Nevil Dede i zbulon Albanos batutën me djalin
Një moment sinqeriteti ka shoqëruar një bisedë mes Albano Bogdos dhe ish-futbollistit Nevil Dede në studion e QUO VADIS në Vizion Plus. Dede, i ngacmuar edhe nga aktori, tregoi se gjatë kohës kur ishte futbollist, shpesh dëgjonte lojtarët më të mëdhenj të thoshin se futbolli atëherë ishte ndryshe. Ai kujtoi një bisedë me Ilir Dajën, sot trajner i Dinamos, të cilit i kishte bërë një pyetje të drejtpërdrejtë: A luhej futbolli më shpejt dikur apo sot? Dede ndau një episod personal nga koha e pandemisë, kur djali e thirri për të parë një ndeshje të vjetër të Partizanit që po transmetohej në televizion. Teksa pa veten në fushë, ai u surprizua nga ritmi i lojës. Pjesë nga biseda: Bogdo: Festat frymëzojnë shumë sinqeritet në familje....