Të hash vetëm nuk është më aq e çuditshme, në fakt është një trend

Të hash vetëm nuk është më aq e çuditshme, në fakt është një trend

‘Solo dining’, ose të hash vetëm, po kthehet nga një situatë që dikur të bënte të ulje kokën, në një zakon krejt normal, madje edhe në një trend. Për vite me radhë, momenti klasik te dera e restorantit ishte i njëjtë: kamarieri pyet “Sa veta jeni?”, ti përgjigjesh “Jam vetëm” dhe, pa e kuptuar, të duket sikur ke dhënë një shpjegim për diçka që s’duhej shpjeguar fare. Si të kishe një takim të prishur, si të ishe në pritje të “planeve të vërteta”, si të po e mbushe kohën. Sot, kjo mënyrë e të menduarit po zbehet. Debati u ringjall edhe nga një pyetje e thjeshtë që qarkulloi online: a është e çuditshme të hash vetëm në restorant, apo është thjesht një nga ato gjëra...