Të enjten fillon Ramazani/ Rregullat dhe praktikat e muajit të shenjtë për myslimanët, ja çfarë duhet të dini

Të enjten fillon Ramazani/ Rregullat dhe praktikat e muajit të shenjtë për myslimanët, ja çfarë duhet të dini

Ramazani, muaji më i shenjtë për myslimanët, fillon të enjten. Në mbarë botën, myslimanët janë rreth gati dy miliardë njerëz. Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit islam, bazuar në ciklet hënore, dhe përkujton shpalljen e parë të Kuranit, Profetit Muhamed. Është një periudhë agjërimi dhe lutjeje që përfaqëson një nga pesë shtyllat e Islamit. “Është në muajin e Ramazanit që Ne e shpallëm Kuranin, udhëzim për njerëzimin dhe provë e qartë e drejtimit dhe dallueshmërisë. Kushdo prej jush që e sheh atë, le të agjërojë.” Surja el-Bekare, ajeti 185 (Kuran 2:185). Çfarë është Ramazani? Ramazani është muaji i shenjtë i Islamit i dedikuar pastrimit shpirtëror dhe lutjes. Ramazani është respektuar që nga origjina e Islamit, pasi Kurani iu shpall Profetit Muhamed rreth vitit 610 pas Krishtit. Agjërimi...