Të dielën ndryshon ora! Do flemë një orë më pak apo më shumë?
Ndryshimi i orës për kalimin në orën verore po afron, dhe këtë të diel, më 29 mars, do të duhet të rregullojmë orët tona për të përfituar më shumë dritë gjatë ditës. Në mëngjesin e asaj dite, ora 03:00 do të shënojë 04:00, duke humbur një orë gjumë, por duke fituar më shumë dritë natyrale. Ky masë aplikohet në të gjitha vendet e Bashkimit Europian, sipas rregullave të përbashkëta për orën verore dhe atë dimërore. Orën verore do ta mbajmë deri në të dielën e fundit të tetorit, kur orët do të kthehen një orë mbrapsht dhe do të rikthehemi tek ora dimërore. Ndryshimi i orës ka për qëllim kursimin e energjisë dhe shfrytëzimin më të mirë të dritës natyrore gjatë muajve më të ngrohtë...
Burimi:
vizionplus.tv