Surprizë nga shkenca/ Pse nuk rekomandohen arushët e pelushit për fëmijët

Surprizë nga shkenca/ Pse nuk rekomandohen arushët e pelushit për fëmijët

Nëse po mendonit t’i blinit fëmijës suaj një arush pelushi për Krishtlindje, disa shkencëtarë “progresistë” thonë se ndoshta duhet ta rishikoni këtë ide. Edhe pse lodrat e buta janë shoqërues të dashur të fëmijërisë, një grup studiuesish francezë argumenton se këto “karikatura” të kafshëve nuk i ndihmojnë fëmijët të kuptojnë natyrën reale. Arushët prej pelushi janë dizajnuar për të qenë jashtëzakonisht të lezetshëm: me koka të mëdha, sy të stërmëdhenj, feçka të rrumbullakëta dhe putra pa dhëmbë e kthetra të rrezikshme. Sipas studiuesve, ky imazh i “Disney-t” për grabitqarë të rrezikshëm mund të dëmtojë mënyrën se si fëmijët ndërtojnë marrëdhënien e tyre me natyrën. Shqetësimi kryesor është se fëmijët që rriten me lodra të buta, por jo shkencërisht të sakta, mund të zhvillojnë një kuptim...