Studimi: Ankesat e vazhdueshme mund të shkurtojnë jetën deri në pesë vjet
Hulumtimi i fundit tregon se ankesat e vazhdueshme dhe kritikat e pakufi ndaj partnerit mund të kenë pasoja serioze për shëndetin e tij, madje duke shkurtuar jetën deri në pesë vjet. Studiuesit vënë në dukje se përveç stresit dhe konflikteve, kritikat konstante ndikojnë negativisht edhe në shëndetin fizik të partnerit. Ky përfundim u arrit nga një grup studiuesish në Kolegjin Lafayette të Pensilvanisë, SHBA, nën drejtimin e profesoreshës Jamila Bookwala, pas analizimit të të dhënave nga 1,734 persona të moshës 57–85 vjeç, pjesë e Hulumtimit Kombëtar për Cilësinë e Jetës, Shëndetin dhe Plakjen (NSHAP). Më shumë se 90% e pjesëmarrësve ishin të martuar, ndërsa të tjerët në marrëdhënie serioze ose bashkëjetesë. Pjesëmarrësit u vlerësuan mbi një shkallë tre-pikëshe sa i përket frekuencës së kritikave nga...
Burimi:
vizionplus.tv