Simptomat që tregojnë se depresioni po ju çon në demencë

Simptomat që tregojnë se depresioni po ju çon në demencë

Demenca dhe depresioni janë dy problematika shëndetësore të ndryshme për të cilat shkencëtarët kanë vërejtur një lidhje midis tyre. Sipas tyre, njerëzit me depresion duket se kanë një gjasë më të lartë për të zhvilluar demencë gjatë jetës së tyre. Për të analizuar këtë studim të ri të botuar në “The Lancet Psychiatry”, ekspertja e mirëqenies në CNN, Dr. Leana Wen sqaron se “ata analizuan të dhënat nga një studim i gjatë britanik që filloi dekada më parë. Mbi 5 mijë e 800 të rritur plotësuan një pyetësor me 30 pyetje rreth simptomave depresive në fund të viteve 1990, kur të gjithë pjesëmarrësit nuk kishin demencë. Pjesëmarrësit u ndoqën më pas për rreth 25 vjet përmes regjistrave kombëtarë të shëndetit, me diagnoza të demencës të...