Simptoma që tregojnë se jeni të dehidratuar

Simptoma që tregojnë se jeni të dehidratuar

Sidomos në verë, dhe sidomos nëse ushtrohemi, rreziku i dehidratimit është më i madh nga sa mund të mendojmë. Dhe shpesh trupi ynë na tregon në mënyra jo aq të dukshme se ka nevojë për më shumë konsum lëngjesh. Cilat janë shenjat paralajmëruese? Ndiheni të lodhur Nëse filloni të ndiheni të lodhur në momentin që zgjoheni edhe pse mendoni se keni fjetur mirë, shkaku mund të jetë dehidratimi. Shtoni një gotë ujë në rutinën tuaj të mëngjesit përveç kafesë dhe mund të filloni të shihni një ndryshim. Keni probleme me përqendrimin Kur mendja juaj ndihet e turbullt, ka të ngjarë të kërkoni një gllënjkë tjetër kafeje për t’ju zgjuar. Por provoni ta kombinoni kafenë me ujë, pasi vështirësia në përqendrim mund të jetë një tjetër...