Si të sharat mund të na bëjnë më të fortë, zbuloni çfarë tregon studimi

Si të sharat mund të na bëjnë më të fortë, zbuloni çfarë tregon studimi

Një shpërthim sharjesh në momente presioni nuk është thjesht një reagim emocional. Sipas një studimi shkencor, ai mund të përmirësojë realisht edhe performancën fizike, duke ndihmuar njerëzit të kapërcejnë kufizimet psikologjike dhe të përpiqen më shumë. Studiues nga Universiteti i Kiel në Britaninë e Madhe zbuluan se përdorimi i fjalëve të ndaluara në situata stresuese mund të rrisë përqendrimin dhe vetëbesimin. Anëtari i ekipit kërkimor, Richard Stephens, shpjegon se në shumë raste njerëzit e frenojnë veten, me vetëdije ose jo dhe nuk shfrytëzojnë të gjithë forcën e tyre. “Sharja është një mënyrë e thjeshtë për ta ndihmuar veten të ndihet më e fokusuar dhe më e sigurt”, thekson Stephens. Eksperimenti me ushtrime fizike Në kuadër të studimit, 192 vullnetarë morën pjesë në një eksperiment ku...