Si të kthejmë të dashurin apo të dashurën që na ka ikur? Edmondi zbulon për të gjithë “formulën”

Si të kthejmë të dashurin apo të dashurën që na ka ikur? Edmondi zbulon për të gjithë “formulën”

I ftuar në emisionin “Mes Drite” në Vizion Plus, prestigjiatori Edmond Muraj prezantoi disa rituale që, sipas tij, mund të ndihmojnë në rikthimin e një lidhjeje të humbur, por edhe në përmirësimin e energjisë dhe fatit në jetën e përditshme. Gjatë bisedës në studio, ai u shpreh se gjithçka lidhet me besimin: “Mundësia është shumë e madhe për njerëzit që besojnë. Këto metoda janë për mbështetje emocionale dhe shpirtërore, për mbarësi dhe fat, dhe nuk kanë efekte të tjera si magjia e zezë”. Një nga ritualet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ai për rikthimin e partnerit. “Kur partneri është larguar përkohësisht, marrim një vazo të vogël dhe hedhim brenda dy lugë të vogla kafeje. Marrim një hudhër, e çajmë në mes dhe vendosim një...