Shkencëtarët thonë se një test jo-invaziv nga flokët mund të zbulojë sëmundjes së Parkinsonit
Një studim paraprak sjell rezultate intriguese, mostrat e flokëve të personave me sëmundjen e Parkinsonit treguan nivele dukshëm më të ulëta të hekurit dhe bakrit, ndërsa njëkohësisht vlera të rritura të manganit dhe arsenit. Autorët e studimit, të udhëhequr nga biologu Ming Li nga Hebei University, thonë se gjetjet e tyre kanë “potencial të lartë diagnostik” kur bëhet fjalë për sëmundjen e Parkinsonit. Gjetja e një mënyre jo-invazive, por të besueshme për diagnostikimin e sëmundjes së Parkinsonit ka qenë prej kohësh sfidë. Edhe pse disa biomarkerë nga gjaku kanë treguar rezultate premtuese, flokët kanë një përparësi të veçantë, mund të ruajnë një “regjistër” afatgjatë të ekspozimit të organizmit ndaj substancave të ndryshme. Dihet se flokët grumbullojnë metale të rënda nga ushqimi dhe mjedisi. Ndryshe nga...
Burimi:
vizionplus.tv