Shkenca përmbys “mitin”: Autizmi mund të prekë njësoj vajzat dhe djemtë
Një studim i publikuar në revistën shkencore The BMJ, dhe i raportuar nga Reuters, sugjeron se autizmi mund të jetë po aq i përhapur te vajzat sa edhe te djemtë, duke kundërshtuar vlerësimet e deritanishme që e konsiderojnë më të prekur meshkujt. Megjithëse në moshat e hershme diagnozat janë më të shumta te djemtë, studiuesit konstatuan se gjatë adoleshencës diferenca ngushtohet ndjeshëm. Deri në moshën 20-vjeçare, raporti mes meshkujve dhe femrave pothuajse barazohet, duke arritur afërsisht në 1:1. Aktualisht, statistikat tregojnë se rreth tre djem diagnostikohen për çdo vajzë, ndërsa shumica e diagnozave vendosen para moshës 10 vjeç. Studimi analizoi 2.7 milionë persona të lindur në Suedi mes viteve 1985–2022, të ndjekur deri në moshën 37 vjeç. Në total, 2.8% e pjesëmarrësve u diagnostikuan me...
Burimi:
vizionplus.tv