Rreth 1 900 anije mbeten të bllokuara pranë Ngushticës së Hormuzit
Rreth 1 900 anije tregtare kanë mbetur të bllokuara në Ngushticën e Hormuzit, kryesisht në Gjirin Persik, që nga fillimi i sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit më 28 shkurt. Pas nisjes së sulmeve, Teherani mbylli këtë rrugë ujore jetike për anijet e lidhura me vendet sulmuese, duke sjellë ndalimin e trafikut detar në ngushticë. Anijet në rajon, që përgatiteshin të kalonin përmes ngushticës, nuk mundën ta bënin këtë për shkak të tensioneve ushtarake ndërsa shumica e anijeve të bllokuara hodhën spirancat në ujëra të hapura. Teherani tha se anijet nga vende të tjera përveç SHBA-së dhe Izraelit mund të kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit për sa kohë që nuk marrin pjesë ose nuk mbështesin agresionin kundër Iranit dhe respektojnë plotësisht rregullat e sigurisë....
Burimi:
vizionplus.tv