Rekomandohet t’i konsumoni si çaj, zbuloni bimët aromatike që luftojnë fryrjen dhe sheshojnë barkun

Rekomandohet t’i konsumoni si çaj, zbuloni bimët aromatike që luftojnë fryrjen dhe sheshojnë barkun

Ndjesia e pakëndshme e fryrjes së barkut shkakton parehati dhe njëkohësisht pothuajse dyfishon perimetrin e belit, duke e bërë barkun të duket më i madh. Shumica e njerëzve e dinë se cilat ushqime u shkaktojnë fryrje dhe përpiqen t’i shmangin për të luftuar problemin. Nëse fryrja është e shpeshtë dhe ndikon në jetën e përditshme, rekomandohet vizita te mjeku dhe ndjekja e udhëzimeve që ai jep. Tradicionalisht, ekzistojnë disa bimë mjekësore që lehtësojnë simptomat. Më poshtë janë disa sugjerime nga “farmacia e natyrës” që mund t’i provoni dhe t’i përfshini në përpjekjen tuaj për të pasur një bark më të sheshtë. Si t’i konsumoni bimët Përdorini në formë çaji: hidhni një lugë çaji nga bima në një filxhan me ujë dhe ziejeni. Mos konsumoni më...