Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Pse ndihemi të lodhur gjatë pushimeve të festave, ja çfarë thonë ekspertët
Pushimet, të cilat priten si momenti ideal për të rifituar energjitë, shpesh nuk arrijnë të na çlodhin sa duhet. Për shumë njerëz, ditët e lira shoqërohen me stres, pakënaqësi dhe madje edhe ndjenjë faji, një fenomen i njohur nga psikologët si “stresi i pushimeve”. Sipas ekspertëve, një nga arsyet kryesore lidhet me pritshmëritë e larta. Jo çdo kohë e lirë është domosdoshmërisht rigjeneruese. Aktivitetet pasive, si shikimi i televizorit apo përdorimi i rrjeteve sociale për orë të tëra, shpesh nuk sjellin kënaqësi reale. Studime kanë treguar se personat që kalojnë më shumë se katër orë në ditë para televizorit e përjetojnë këtë aktivitet si më pak të këndshëm krahasuar me ata që e shikojnë më pak. Një tjetër faktor është ndjenja e fajit për pushimin,...