Po ikni me pushime? Ja ç’duhet të hiqni urgjent nga priza. Këshillat praktike të ekspertit

Po ikni me pushime? Ja ç’duhet të hiqni urgjent nga priza. Këshillat praktike të ekspertit

Inxhinieri elektrik Azmer Dulevic ngriti alarmin për rreziqet elektrike që i kanosen banesave gjatë ditëve të pushimeve, kur shtëpia mbetet bosh. Mbingarkesat dhe shkëndijat elektrike janë ndër shkaqet kryesore të dëmtimeve apo zjarreve, sidomos në impiante të vjetra ose të pa certifikuara. Sipas tij, nuk është gjithmonë e nevojshme të fiket energjia totale, por patjetër duhet të shkëputen nga priza pajisjet e panevojshme. Pajisje si ngrohëset, bojleri, mikrovala, lavatriçja dhe karikuesit duhen hequr gjithmonë nga rrjeti. Dulevic paralajmëron se nga ora 18:00 deri në 22:00 është ora e “pikut”, kur nuk rekomandohet vënia në punë e të gjitha pajisjeve njëkohësisht. “Rrezikoni të dëmtoni linjën e furnizimit, sidomos në pallate ku përdoret tel 4 mm, që është shumë i hollë për ngarkesa të mëdha”, shprehet ai....