Përgatitjet për tryezën e Krishtlindjeve, kujt duhet t’i kushtoni vëmendje në blerjen dhe ruajtjen e sigurt të ushqimit

Përgatitjet për tryezën e Krishtlindjeve, kujt duhet t’i kushtoni vëmendje në blerjen dhe ruajtjen e sigurt të ushqimit

Periudha e Krishtlindjeve lidhet tradicionalisht me tryeza familjare e shoqërore, dalje festive dhe vakte të bollshme. Gjatë këtyre ditëve vihet re një rritje e konsumit të ushqimeve si mishi, shpendët dhe ëmbëlsirat, gjë që shpesh shoqërohet me më shumë raste të sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimi, por edhe me humbje dhe shpërdorim të konsiderueshëm të produkteve ushqimore. Për këtë arsye, nevojiten disa udhëzime dhe këshilla bazë, me qëllim që konsumatorët të shijojnë vakte të sigurta për veten, familjen dhe miqtë e tyre, të mbrohen nga praktikat mashtruese dhe të reduktojnë shpërdorimin e ushqimit. Para blerjes së ushqimeve Planifikojmë paraprakisht listën e produkteve që na nevojiten, për të shmangur blerjet impulsive. Nëse përdorim çanta për blerje, sigurohemi të kemi disa të ndara, në mënyrë që ushqimet...