Numërimi i kalorive nuk funksionon gjithmonë, ja cilat janë hapat për peshën trupore perfekte

Numërimi i kalorive nuk funksionon gjithmonë, ja cilat janë hapat për peshën trupore perfekte

Ideja se për të mbajtur peshën trupore mjafton të balancosh kaloritë që merr me ato që shpenzon është e përhapur, por studimet e fundit tregojnë se realiteti është shumë më kompleks. Sipas ekspertëve të ushqyerjes, jo të gjitha kaloritë janë të njëjta dhe mënyra si hamë ndikon drejtpërdrejt në mënyrën si trupi ynë i përpunon ato. Profesoresha e ushqyerjes Sarah Berry nga King’s College London thekson se reagimi i trupit ndaj ushqimit ndryshon nga një person tek tjetri. I njëjti ushqim mund të metabolizohet ndryshe, në varësi të faktorëve biologjikë dhe të mikroorganizmave që jetojnë në zorrë. Koha kur hamë ka rëndësi Përveç përmbajtjes së ushqimit, rëndësi ka edhe koha kur konsumohen vaktet. Studimet tregojnë se personat që konsumojnë pjesën më të madhe të kalorive...