Burimi:
sportiim.al
Foto © sportiim.al
Nis gjysmëfinalja e AGT në Vizion Plus! 10 talente në garë për dy vendet e fundit të finales së madhe
Ka nisur gjysmëfinalja e fundit e Albania’s Got Talent në ekranin e televizionit kombëtar Vizion Plus. Nën moderimin e Isli Islamit dhe të një jurie “gjakftohtë”, 10 talente garojnë për 2 vende, për t’u bashkuar me 8 finalistët e tjerë. Një garë e fortë, ku 10 talentet që arritën më të mirën e tyre në gjysmëfinale, sot do të duhet të tejkalojnë veten për të mbërritur në finalen e madhe të 12 janarit, ku luhet për çmimin prej 20 mijë eurosh. Një natë magjike, e cila premton spektakël dhe emocione. Na ndiqni tani LIVE në ekranin e Vizion Plus dhe në livestream në vizionplus.tv. Për të gjithë ata që nuk kanë mundësi, mund të na ndiqni edhe në linkun e YouTube.