Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Ngjyra e verdhë dhe inteligjenca, lidhja surprizuese që zbulojnë psikologët
Sipas psikologëve dhe disa studimeve mbi personalitetin dhe ngjyrat, njerëzit me nivel të lartë inteligjence shpesh kanë një preferencë të veçantë për ngjyrën e verdhë. Kjo zgjedhje nuk lidhet vetëm me shijen personale, por thuhet se reflekton tipare të thella mendore dhe emocionale. E verdha është një ngjyrë që simbolizon energjinë, kreativitetin dhe mendimin analitik. Ekspertët shpjegojnë se individët që e kanë këtë ngjyrë të preferuar zakonisht janë vizionarë, mendimtarë të thellë dhe të fokusuar te zgjidhja e problemeve. Ata nuk kënaqen me mënyrën se si janë gjërat, por pyesin vazhdimisht se si mund të përmirësohen.Personat e ashtuquajtur me “personalitet të verdhë” njihen për kuriozitetin e tyre të lartë intelektual dhe dëshirën për të mësuar gjatë gjithë jetës. Ata janë të prirur të marrin iniciativa,...