Nga ngjyra apo tekstura, si dallohet me sy të lirë cilësia e spermës sipas mjekut androlog

Nga ngjyra apo tekstura, si dallohet me sy të lirë cilësia e spermës sipas mjekut androlog

Kur një çift përballet me vështirësi për të pasur një fëmijë, vëmendja shpesh përqendrohet te gruaja, por mjekësia moderne thekson se problemi mund të qëndrojë te të dy partnerët. I ftuar këtë të premte në emisionin “Mes Dritë” në Vizion Plus, mjeku androlog Ervin Dani u ndal te rëndësia e analizave bazë, ku ndër më kryesoret është spermograma. “Spermograma është zanafilla për të përcaktuar nëse një mashkull ka apo nuk ka probleme me infertilitetin,” u shpreh ai. Mjeku theksoi se kjo analizë bazohet në standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të cilat janë përditësuar disa herë ndër vite për të unifikuar vlerësimin në nivel global. “Mbi bazën e spermogramës bëhen më pas vizitat dhe konsultat e tjera për të gjetur shkakun e vonesës së një...