Nga çokollata te kafeja, ushqimet që shtojnë sekrecionet dhe përkeqësojnë shëndetin e fytit

Nga çokollata te kafeja, ushqimet që shtojnë sekrecionet dhe përkeqësojnë shëndetin e fytit

Nëse po luftoni me të ftohurin dhe po përjetoni një infeksion të sinuseve, mënyra e të ushqyerit është shumë e rëndësishme. Ushqimet që hamë mund të përmirësojnë ose përkeqësojnë situatën dhe në disa raste mund të jetë shkaku kryesor për prodhimin e tepërt të sekrecioneve. Ja disa ushqimet që mund të ndikojnë duke përkeqësuar gjendjen tuaj. Çokollata Çokollata në këtë rast mund të rrisë prodhimin e acidit në stomak, dhe mund të dobësojë sfinkterët e ezofagut. Sfinkterët në ezofag, lejojnë kalimin ushqimit dhe lëngjeve në stomak dhe parandalojnë acidin e stomakut të lëvizë lart në ezofag,faring dhe laring. Nëse ata dobësohen dhe acidi i stomakut përfundon atje ku nuk duhet, ju mund të përjetoni ngjirje ose humbje të zërit, kollë dhe gëlbazë në pjesën e...