Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Nëse kremtonim festat fetare, dënoheshim me burg”/ BIRN: Krishtlindjet në një vend ku Zoti ishte i ndaluar
Gjatë regjimit komunist, besimtarët e krishterë e kremtonin lindjen e Krishtit fshehurazi, brenda mureve të shtëpisë, nën frikën e një pushteti që ndaloi lirinë e besimit, shkatërroi ose tjetërsoi kishat dhe goditi besimin dhe klerin përmes ekzekutimeve, burgosjeve dhe internimeve. Në oborrin e Katedrales së Shën Palit në Tiranë, mbrëmjen e së hënës në prag të Krishtlindjes, pak besimtarë katolikë mblidhen për meshën e pasdites. Pranë hyrjes, një instalacion i thjeshtë me dru dhe kashtë rikrijon në miniaturë skenën e lindjes së Krishtit, një kujtesë e qetë e një historie të përsëritur brez pas brezi. Mes tyre është Prena Frroku, 63 vjeçe, e cila nuk mungon asnjë ditë në meshë. Ajo u rrit mes ritualeve fetare që prindërit i ruanin me fanatizëm, fillimisht në Spaç...