Neni i pazakontë në Kodin e Ri Penal: Burg kush kryen marrdhënie jashtë Shqipërisë
Një prej risive më të debatueshme në draftin e Kodit të ri Penal, që pritet të shqyrtohet në Kuvend, lidhet me ndëshkimin penal të veprave seksuale të kryera gjatë udhëtimeve jashtë Shqipërisë. Dispozita synon të luftojë turizmin seksual dhe format e organizuara të shfrytëzimit, por ka ngritur pikëpyetje për interpretimin dhe zbatimin e saj. Në nenin 108/b të draftit parashikohet ndëshkimi penal për organizimin e udhëtimeve me qëllim kryerjen e veprave penale seksuale, pavarësisht nëse këto veprime janë të ndaluara ose jo në vendin ku kryhet udhëtimi. Sipas formulimit, përgjegjësia penale shtrihet jo vetëm mbi ata që përfitojnë financiarisht, por edhe mbi rastet kur udhëtimi organizohet pa shpërblim. Ligji synon kryesisht të godasë praktika si shfrytëzimi seksual i të miturve, përfshirja e tyre si dëshmitarë...
Burimi:
sot.com.al