Burimi:
sportiim.al
Foto © sportiim.al
Mund të jetë fatale! Çfarë duhet të keni patjetër parasysh nëse festoni me fishekzjarre
Fishekzjarret janë kthyer në një traditë prej vitesh në natën e ndërrimit të viteve. Por herë pas here ka patur edhe lëndime e në rastin më të keq edhe fatale. Prandaj ekspertën kanë renditur një listë me këshilla për ju që nuk ia dilni të festoni dot pa fishekzjarre. Në përgjithësi lëndimet e lidhura me fishekzjarre janë djegie. Duart dhe gishtat janë pjesët më të shpeshta të trupit të dëmtuara. Këto lloj lëndimesh ndodhin shpesh kur njerëzit mbajnë fishekzjarre të ndezura. Shkëndijat gjithashtu mund të shkaktojnë djegie në duar dhe krahë, veçanërisht te fëmijët e vegjël. Sytë janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj lëndimit nga fishekzjarrët. Nëse ndodh një dëmtim i syrit, mos e shpëlani, mos e fërkoni ose shtypni syrin. Kjo mund të bëjë që irrituesit, si qymyri...