Meta ‘tundon’ përdoruesit e TikTok dhe Youtube, ofron 3 mijë dollarë në muaj për të postuar në Facebook

Meta ‘tundon’ përdoruesit e TikTok dhe Youtube, ofron 3 mijë dollarë në muaj për të postuar në Facebook

3 mijë dollarë është vërtet një shumë e konsiderueshme parash. Por mund ta përfitosh vetëm nëse ke grumbulluar mbi një milion ndjekës në platforma të tjera sociale të fokusuara te video, si Instagrami, TikTok ose YouTube. Do të duhet gjithashtu të provosh se një milion përdorues të ndjekin dhe të publikosh të paktën 15 “reels”, ose video të shkurtra, në muaj. Përdoruesit e regjistruar në këtë program mund të fitojnë 1,000 dollarë në muaj nëse kanë të paktën 100,000 ndjekës në Instagram, TikTok ose YouTube. Kjo ofertë është pjesë e programit të ri të Facebook-ut “Creator Fast Track” për “krijues të afirmuar që janë të rinj në Facebook ose po e zbulojnë atë”, i cili aktualisht është i disponueshëm vetëm në Shtetet e Bashkuara dhe...