Mbajtja e teshtimës mund të jetë e rrezikshme, rasti i 34 vjeçarit që pësoi çarje fyti

Mbajtja e teshtimës mund të jetë e rrezikshme, rasti i 34 vjeçarit që pësoi çarje fyti

Kur bëhet fjalë për teshtimën, njerëzit zakonisht ndahen në dy grupe: ata që teshtijnë lirshëm dhe ata që përpiqen ta mbajnë atë, shpesh për arsye mirësjelljeje ose për të shmangur zhurmën. Sipas mjekëve, mbajtja e teshtimës mund të ketë pasoja serioze për shëndetin. Një rast i tillë është raportuar në revistën “British Medical Journal”, ku një burrë 34-vjeçar nga Britania përfundoi në spital pasi tentoi të ndalonte teshtimën duke mbyllur hundën dhe gojën. Ekspertët shpjegojnë se presioni i krijuar i shkaktoi atij çarje të brendshme në fyt, enjtje të qafës, si dhe vështirësi në të folur dhe përtypje. Ai qëndroi i shtruar në spital për shtatë ditë dhe gjatë kësaj kohe u ushqye përmes tubave mjekësorë. Teshtima është një refleks natyral dhe mbrojtës i trupit,...