Lulja e Krishtlindjeve, ja si të kujdeseni për ta patur sa më gjatë në shtëpi
Sezoni i fundvitit që përkon edhe me sezonin e shumë festave, ka më shumë se një tipar identifikues. Duke filluar që nga bredhi i stolisur, dritat vezulluese, gatimet karakteristike apo dhuratat e fundvitit. E ndër to një vend e zë edhe lulja e kuqe e krishtlindjeve për të cilën do të flasim në këtë artikull. Quhet Poinsettia dhe hyn në familjen e Euphorbiaceae ose ndryshe siç njihet së fundmi lulja e Krishtlindjeve. Emërtimin e ri e ka marrë pikërisht nga ngjyra e kuqe e mrekullueshme e cila përkon me atmosferën e fundvitit. Ato çelin në periudhën Dhjetor – Janar dhe kanë më shumë se 100 varietete dhe ngjyra mes tyre. Këtë lule karakteristike mund ta gjeni në ngjyrën e kuqe lejla, të bardhë, rozë, vishnje...