Ky është profesioni i cili nuk rrezikohet nga IA
Ndërsa inteligjenca artificiale po përparon me hapa të mëdhenj, disa lloje pune mbeten të pazëvendësueshme për shkak të nevojës për ndjeshmëri, gjykim njerëzor dhe kreativitet. James Reed nga Reed liston disa prej këtyre profesioneve që duket se do të qëndrojnë të siguruara për dekadat e ardhshme: Kujdesi për të tjerët: Profesionistët që punojnë me të moshuar, persona me aftësi të kufizuara apo të cenueshëm ofrojnë mbështetje emocionale që asnjë algoritëm nuk mund ta imitojë. Mësuesit dhe edukatorët: Nxënësit kanë nevojë për udhëheqje, motivim dhe interaksion njerëzor, gjë që AI nuk mund ta ofrojë plotësisht. Këshilltarët e punësimit: Ndërsa AI mund të analizojë CV-të, zgjedhja e kandidatit të duhur kërkon intuitë dhe empati njerëzore. Siguria kibernetike: Përballja me hakerët dhe kërcënimet që ndryshojnë çdo ditë kërkon...
Burimi:
vizionplus.tv