Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Krenaria franceze sfidohet, djathi belg fiton çmimin më të madh botëror
Një prodhues belg i djathit ka arritur një sukses historik, duke fituar çmimin për djathin më të mirë në botë në një konkurs prestigjioz që u mbajt në Francë. Qumështorja Dairy Groendal nga Rumbeke, në Flandër, u shpall fituese me djathin e saj Gouda “Ancienne Belgique” në konkursin vjetor Concours International de Lyon. Ky është rasti i parë pas pesë vitesh që çmimi kryesor i shkon një djathi jo-francez. Në një reagim në Instagram, përfaqësuesit e Dairy Groendal u shprehën “jashtëzakonisht krenarë” për këtë arritje. “Është një nder i madh që një djathë belg të shpallet më i miri në botë, në konkursin më të madh të djathit në Francë – vendin e djathit par excellence”, thuhet në deklaratë, sipas The Brussels Times. Në konkurs...