Kjo shenjë në shtatzëni paralajmëron depresionin pas lindjes/ Kujdes, rreziku shihet pas muajit…

Kjo shenjë në shtatzëni paralajmëron depresionin pas lindjes/ Kujdes, rreziku shihet pas muajit…

Zbulime të reja tregojnë se vështirësitë në menaxhimin e emocioneve rrisin ndjeshëm rrezikun për depresion pas lindjes. Depresioni perinatal, i cili prek rreth një në pesë gra gjatë shtatzënisë ose menjëherë pas lindjes, shpesh mbetet i paidentifikuar, ndërsa pasojat mund të jenë afatgjata si për nënën, ashtu edhe për fëmijën. Një studim i ri, sugjeron se rreziku për zhvillimin e simptomave depresive mund të vërehet që në tremujorin e dytë të shtatzënisë. Shkencëtarët analizuan të dhënat e më shumë se 600 grave në Suedi dhe ndoqën shëndetin e tyre mendor përmes një aplikacioni. Gjatë tremujorit të dytë, gratë shtatzëna plotësuan një pyetësor të shkurtër mbi aftësinë e tyre për rregullimin e emocioneve sa mirë i kuptojnë dhe i pranojnë ndjenjat, sa arrijnë të kontrollojnë impulset...