Kirurgjia robotike bën histori! Operacion nga 2,400 kilometra distancë shpëton jetën e pacientit në Gjibraltar
Një ndërhyrje kirurgjikale robotike nga distanca shpëtoi jetën e një burri 62-vjeçar me kancer në prostatë, duke treguar fuqinë e tele-mjekësisë dhe kirurgjisë robotike. Pacienti ndodhej në Gjibraltar, ndërsa kirurgu, profesor i urologjisë Prokar Dasgupta, e operoi përmes një sistemi robotik nga Londër, në një distancë rreth 2,400 kilometrash. Operacioni u realizua në spitalin St Bernard’s, i vetmi spital në territorin britanik jashtë ishullit, ku ndodhej një pajisje kirurgjikale robotike me katër krahë dhe kamera 3D. Nga Londra, Dasgupta kontrolloi robotin përmes një konzole në qendrën e tij të specializuar, duke kryer një prostatektomi të plotë heqjen e prostates së pacientit me vonesë minimale vetëm 0,06 sekonda midis lëvizjes së kirurgut dhe reagimit të robotit. Pacienti, Paul Buxton, shprehu kënaqësinë e tij disa ditë pas...
Burimi:
vizionplus.tv