Këto ushqime ju ndihmojnë ta mbani sheqerin në kontroll

Këto ushqime ju ndihmojnë ta mbani sheqerin në kontroll

Fibrat, omega-3, magnezi dhe proteinat luajnë rol kyç në stabilizimin e glikemisë, ndërsa disa ushqime të zakonshme mund ta përkeqësojnë gjendjen pa e kuptuar Rezistenca ndaj insulinës është një gjendje kur qelizat e trupit bëhen më pak të ndjeshme ndaj insulinës, hormon që rregullon nivelin e sheqerit në gjak (glukozës). Si pasojë, organizmi prodhon më shumë insulinë për të mbajtur nën kontroll sheqerin në gjak, gjë që me kalimin e kohës mund të çojë drejt diabetit tip 2. Si ta mbani sheqerin në gjak nën kontroll përmes ushqimit Një regjim i balancuar ushqimor është baza e kontrollit të rezistencës ndaj insulinës, sidomos kur përfshin ushqime të pasura me fibra, proteina, yndyra të shëndetshme dhe minerale si magnezi. Sipas American Diabetes Association, dieta dhe mënyra e...