Këto ndryshime në fytyrë, mund të jenë shenjë e një problemi serioz me mëlçinë
Sëmundjet e mëlçisë shpesh janë të vështira për t’u zbuluar në fazat e hershme sepse zakonisht nuk shkaktojnë simptoma të qarta dhe të dukshme. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se ndryshime të caktuara në fytyrë mund të jenë një sinjal i rëndësishëm se diçka nuk shkon. Mëlçia yndyrore, ose steatoza e mëlçisë, ndodh kur shumë yndyrë fillon të grumbullohet në qelizat e mëlçisë, hepatocitet. Një studim i ri i paraqitur në takimin e këtij viti të Shoqërisë Endokrinologjike zbulon një fakt shqetësues: një në tre të rritur jeton me mëlçi të dhjamosur, një gjendje që rrit në heshtje rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit dhe diabetit të tipit 2. Është një nga sëmundjet metabolike me rritjen më të shpejtë, e cila shpesh kalon pa simptoma të qarta, por...
Burimi:
vizionplus.tv